Mësoi përmendësh renditjen e 80 numrave në 13.5 sekonda, indiani shpallet kampion bote

Studenti indian Vishwaa Rajakumar (20) fitoi Kampionatin Botëror të Kujtesës duke përsëritur me saktësi sekuencat e kartave, numrave, emrave, figurave dhe fjalëve. Sipas faqes zyrtare të Kampionatit Botëror të Memory League, Rajakumar arriti të mësonte përmendësh një sekuencë prej 80 shifrash të rastësishme në vetëm 13.5 sekonda dhe ishte në gjendje të kujtonte 30 imazhe [...]Read More...

Mësoi përmendësh renditjen e 80 numrave në 13.5 sekonda, indiani shpallet kampion bote

Studenti indian Vishwaa Rajakumar (20) fitoi Kampionatin Botëror të Kujtesës duke përsëritur me saktësi sekuencat e kartave, numrave, emrave, figurave dhe fjalëve.

Sipas faqes zyrtare të Kampionatit Botëror të Memory League, Rajakumar arriti të mësonte përmendësh një sekuencë prej 80 shifrash të rastësishme në vetëm 13.5 sekonda dhe ishte në gjendje të kujtonte 30 imazhe në vetëm 8.53 sekonda.

Studenti i Institutit të Teknologjisë Manakula Vinayagar konkurroi kundër 16 konkurrentëve nga kryesimi i renditjes botërore të Memory League në kampionatin e zhvilluar online.

“Hidratimi është i rëndësishëm sepse ndihmon trurin. Nëse nuk pini shumë ujë, shpejtësia juaj do të jetë më e ulët. Nëse pini shumë ujë, gjithçka do të jetë më e qartë dhe do të lexoni më shpejt”, tha Rajakumar për New York Times.

Kur u pyet për mënyrën se si i kujton sekuencat, studenti shpjegoi se ai i vizualizon ato në formën e një “pallati kujtese”. Fillon me dhomën e tij, më pas kuzhina, korridori, veranda dhe tualeti.

Duke folur për planet e tij, Rajakumar tha se ai dëshiron të bëhet një ekspert i kujtesës dhe të krijojë një institucion në Indi që do t’i përkushtohet mësimit të njerëzve këto teknika.

Kampionati Botëror i Lojërave të Kujtesës u mbajt nga 5 janari deri më 2 shkurt. Çdo ndeshje në konkurs kishte pesë raunde, dhe lojtari që fitoi më shumë raunde u bë kampion bote./abcnews.al