Ministri izraelit: Evakuimet do të fillojnë së shpejti nga zonat e luftimit të Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se evakuimi i njerëzve nga zonat e luftimit në Rripin e Gazës do të niste së shpejti ndërsa i kërkoi popullatës të largonte Hamasin. Në një video, Katz tha se sulmet ajrore ndaj objektivave të Hamasit ishin vetëm hapi i parë dhe paralajmëroi se ajo që do të [...]Read More...

Ministri izraelit: Evakuimet do të fillojnë së shpejti nga zonat e luftimit të Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se evakuimi i njerëzve nga zonat e luftimit në Rripin e Gazës do të niste së shpejti ndërsa i kërkoi popullatës të largonte Hamasin.

Në një video, Katz tha se sulmet ajrore ndaj objektivave të Hamasit ishin vetëm hapi i parë dhe paralajmëroi se ajo që do të vinte më pas do të ishte shumë më e keqe, pa dhënë detaje.

“Kthejini pengjet dhe largoni Hamasin”, tha ministri i Mbrojtjes, Katz duke shtuar se kjo do t’u ofronte banorëve të Gazës mundësi të reja migrimi në vende të tjera.