Ministri izraelit i Mbrojtjes: Nëse Irani nuk ndalon sulmet, kundërpërgjigja do jetë e ashpër

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka paralajmëruar Iranin kundër sulmeve ndaj civilëve. Tre persona janë vrarë nga sulmet e Iranit, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur. “Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit”, tha Israel Katz. Gjithashtu ai theksoi se nëse do të vazhdojnë sulmet në frontin e brendshëm të [...]Read More...

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Nëse Irani nuk ndalon sulmet, kundërpërgjigja do jetë e ashpër

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka paralajmëruar Iranin kundër sulmeve ndaj civilëve. Tre persona janë vrarë nga sulmet e Iranit, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur.

“Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit”, tha Israel Katz.

Gjithashtu ai theksoi se nëse do të vazhdojnë sulmet në frontin e brendshëm të Izraelit, atëherë kundërpërgjigja ndaj Teheranit do të jetë shumë e ashpër.

“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm të Izraelit, Teherani do të digjet”, tha më tej ai.

Izraeli ka goditur tashmë më shumë se 150 objektiva strategjikë që nga fillimi i operacionit të premten. Sulmet janë përqendruar në objektet bërthamore, bazat ushtarake, lëshuesit e raketave balistike, si dhe në personelin e lartë ushtarak dhe shkencëtarët në programin bërthamor iranian.

/abcnews.al/