Ministria Serbe e Informacionit kërkon nga mediat heqjen e fotografive dhe videove nga funerali në Koçan
Ministria e Serbisë për Informim dhe Telekomunikacion sot ka lëshuar paralajmërim publik dhe ka kërkuar nga mediat serbe që të heqin fotografitë dhe incizimet që “cenojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre” nga varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. “Duke vepruar në këtë mënyrë, […] The post Ministria Serbe e Informacionit kërkon nga mediat heqjen e fotografive dhe videove nga funerali në Koçan appeared first on InfoShqip.com.

Ministria e Serbisë për Informim dhe Telekomunikacion sot ka lëshuar paralajmërim publik dhe ka kërkuar nga mediat serbe që të heqin fotografitë dhe incizimet që “cenojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre” nga varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Duke vepruar në këtë mënyrë, media të shumta cenuan dinjitetin e viktimave, shkaktuan ankth te të afërmit e tyre dhe mbarë opinionin publik, por edhe demonstruan mungesë të vetëdijes për nevojën e respektimit të standardeve elementare profesionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria u bëri apel mediave që t’u përmbahen dispozitave ligjore, standardeve profesionale dhe etike gjatë raportimit për çështje me interes publik. Ata theksuan nevojën për “vëmendje të shtuar gazetareske” në rastet që përfshijnë tema që mund të shqetësojnë më tej publikun.
The post Ministria Serbe e Informacionit kërkon nga mediat heqjen e fotografive dhe videove nga funerali në Koçan appeared first on