Ministrja Gërvalla deklaron pasurinë: Aksionare në tri biznese, 17 mijë euro pagë vjetore dhe 14 mijë euro meditje

Welcome to Kosova Today

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një truall me vlerë të 20 mijë eurove, një arë 15 mijë euro, një pyll që kap vlerën e 10 mijë eurove dhe një shtëpi që kushton 80 mijë […]

Ministrja Gërvalla deklaron pasurinë: Aksionare në tri biznese, 17 mijë euro pagë vjetore dhe 14 mijë euro meditje
ministrja-gervalla-deklaron-pasurine:-aksionare-ne-tri-biznese,-17-mije-euro-page-vjetore-dhe-14-mije-euro-meditje

ministrja-gervalla-deklaron-pasurine:-aksionare-ne-tri-biznese,-17-mije-euro-page-vjetore-dhe-14-mije-euro-meditje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gërvalla ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një truall me vlerë të 20 mijë eurove, një arë 15 mijë euro, një pyll që kap vlerën e 10 mijë eurove dhe një shtëpi që kushton 80 mijë euro.

Te pasuritë e paluajtshme, ajo ka deklaruar një veturë në pronësi të saj, e cila kushton shtatë mijë euro dhe dy vetura të tjera, të bashkëshortit dhe fëmijëve.

Gërvalla po ashtu ka deklaruar se ka aksione në tri biznese. Në “Albingua” ajo ka 100 për qind të aksioneve në vlerë të 500 eurove.

Ajo është bashkëpronare në “Live is Live”, ku ka 25 për qind të aksioneve, si dhe bashkëpronare në “Promicle”, ku ka 33 për qind të aksioneve.

Gërvalla ka deklaruar para të gatshme rreth 2 mijë e 200 euro.

Ajo ka deklaruar se merr pagë vjetore si ministre rreth 17 mijë e 800 euro dhe ka marrë mëditje 14 mijë e 400 euro.

Ndërsa pagën e bashkëshortit, ajo e ka deklaruar mbi 78 mijë euro

Sisteme Online Programime
Programing Online