Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)

Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve të qarkullimit në disa akse rrugore. Prezenca e mjegullës është më e theksuar në rrugët nacionale Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të uljes së dukshmërisë.

Policia u bën apel shoferëve të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë nga mjetet e tjera dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes në mjegull.

 Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe parakalimet e gabuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

The post Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.