MKRS thërret konferencë, akuzon kryeqytetin për “ndërhyrje të paligjshme në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media nga ora 11:00. Në njoftim thuhet se në konferencë “do të ofrojmë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit dhe ndërhyrjet e paligjshme të Komunës së Prishtinës në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore të qytetit”. Njoftimi i plotë: Të

MKRS thërret konferencë, akuzon kryeqytetin për “ndërhyrje të paligjshme në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media nga ora 11:00.

Në njoftim thuhet se në konferencë “do të ofrojmë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit dhe ndërhyrjet e paligjshme të Komunës së Prishtinës në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore të qytetit”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media që do të mbahet nesër, më 10 prill 2025, në ora 11:00, në Ministrinë e Kulturës.

Në këtë konferencë do të ofrojmë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit dhe ndërhyrjet e paligjshme të Komunës së Prishtinës në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Ftohen të gjitha mediat që të përcjellin këtë konferencë.