Muhamet Elmazi nis realizimin e premtimit: Shkollë e re në Matkë

Muhamet Elmazi nis realizimin e premtimit: Shkollë e re në Matkë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka bërë një hap konkret për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Matkë, duke formalizuar bashkëpunimin mes Komunës së Sarajit dhe Fondacionit ALBIZ për ndërtimin e objektit të ri të shkollës periferike në këtë fshat.

Projekti synon të krijojë kushte moderne, të sigurta dhe bashkëkohore për nxënësit, duke u mundësuar fëmijëve të Matkës një ambient dinjitoz për mësim, zhvillim dhe edukim.

Elmazi e ka cilësuar këtë projekt si një lajm të rëndësishëm për banorët e Matkës dhe një investim në të ardhmen e fëmijëve.

“Premtimet tona nuk mbeten vetëm fjalë, ato po i kthejmë në projekte konkrete dhe vepra që do të mbeten për brezat e ardhshëm”, ka theksuar Elmazi.

Ai ka falënderuar Fondacionin ALBIZ për bashkëpunimin dhe mbështetjen, duke theksuar se përmes bashkëpunimit po krijohen mundësi për kushte më të mira arsimore për gjeneratat e reja.

Ndërtimi i shkollës së re në Matkë vjen si pjesë e angazhimit të Komunës së Sarajit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe realizimin e projekteve konkrete në shërbim të qytetarëve.

The post Muhamet Elmazi nis realizimin e premtimit: Shkollë e re në Matkë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.