Muhaxhiri për Kurtin: Reagoi instinktivisht pas humbjes së mundësisë për të formuar vetë Qeverinë
Analisti Artan Muhaxhiri deklaroi se opozita kishte mundësi për një rezultat më të mirë, duke pasur parasysh që qeveria e Kurtit nuk kishte arritur asnjë sukses gjatë katër viteve. Sipas tij, opozita nuk ka arritur të krijojë besueshmërinë e duhur tek qytetarët për të dëmtuar më shumë VV-në. “Opozita është dashur të ketë rezultat më

Analisti Artan Muhaxhiri deklaroi se opozita kishte mundësi për një rezultat më të mirë, duke pasur parasysh që qeveria e Kurtit nuk kishte arritur asnjë sukses gjatë katër viteve.
Sipas tij, opozita nuk ka arritur të krijojë besueshmërinë e duhur tek qytetarët për të dëmtuar më shumë VV-në.
“Opozita është dashur të ketë rezultat më të mirë pasi Kurti nuk ka pasur sukses askund, është pritur të merr faturë, por opozita nuk ka krijuar besueshmëri tek qytetarët sa me e cenuar dominimin e VV-së”.
Ai tha se VV-ja rrezikoi duke u distancuar nga mediat dhe duke përdorur gjuhë të ashpër, por sipas tij, rezultati tregoi se kjo strategji iu shpërblye me një rezultat pozitiv.
“VV ka rrezikuar shumë me mos daljen në media, me një gjuhë të ashpër, mirë po rezultati tregon se kjo qasja iu është shpaguar dhe e ka këtë rezultat pozitiv”, tha ai.
Muhaxhiri komentoi edhe diskursin e ashpër të Kurtit pas zgjedhjeve, duke e interpretuar atë si një reagim instinktiv për të treguar se nuk do të ndryshojë stilin e tij politik.
“Diskursi i ashpër i Kurtit ishte një reagim instiktiv, i cili vjen si pasojë e faktit se nuk do ta ketë mundësi që ta formojë i vetëm Qeverinë, por ishte një tendencë që ti inkurajonte përkrahësit e tij e të dërgoj një porosi se nuk do të ndryshoj stil të politikës”, deklaroi Muhaxhiri për Front Online.
Disa komuna kanë përmbyllur numërimin, si Podujeva, Ferizaj, Fushë Kosova, Drenas, Juniku, Dragash, Kamenica, Malisheva, Obiliqi, Deçani.
KQZ-ja do të dalë me rezultat përfundimtar pas numërimit të votave me kusht dhe ato të diasporës.