Murati: Qeveria Kurti e realizoi premtimin – pagën minimale në 350 euro, mandatin tjetër 500

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mandatin e radhës, në qeverisjen e Kurtit, paga minimale do të jetë 500 euro. Murati tha se qeveritë e kaluara kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por sipas tij vetëm Qeveria Kurti e ka realizuar premtimin duke e rritur në 350 euro. “Të gjitha

Murati: Qeveria Kurti e realizoi premtimin – pagën minimale në 350 euro, mandatin tjetër 500

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mandatin e radhës, në qeverisjen e Kurtit, paga minimale do të jetë 500 euro.

Murati tha se qeveritë e kaluara kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por sipas tij vetëm Qeveria Kurti e ka realizuar premtimin duke e rritur në 350 euro.

“Të gjitha qeveritë e mëparshme kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por vetëm Qeveria Kurti e realizoi premtimin duke e rritur në 350 euro. E në mandatin e radhës, pagën minimale do ta bëjmë 500 euro, dhe qytetarët tashmë e dijnë se ne jemi të vetmit që e realizojmë kur e themi këtë”, ka shkruar Murati.