Nafta e benzina më shtrenjtë sot

Nafta e benzina më shtrenjtë sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.72 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se dje, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.57 euro, po ashtu më shtrenjtë.

MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.63 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg./


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.