Ndahet nga jeta në moshën 111-vjeçare gruaja më e moshuar në Zvicër

Hedwig Zaugg, e konsideruar deri më tani gruaja më e moshuar në Zvicër, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Ajo u nda nga jeta gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, ndërsa vitet e fundit i kaloi në një qendër për të moshuarit në Huttwil, në kantonin e Bernës, transmeton albinfo.ch.
E njohur me nofkën “Stampfi-Hedi”, Zaugg kishte lindur në vitin 1915 dhe ishte bërë një nga personat më jetëgjatë në vend. Ajo jetonte në rajonin e Emmentalit, i njohur për traditat dhe peizazhet e tij rurale.
Paulina Hufschmid pritet të marrë këtë titull
Pas vdekjes së Zaugg-ut, titulli i gruas më të moshuar në Zvicër pritet t’i kalojë Paulina Hufschmid, nga Allschwil, në kantonin e Bazelit. Edhe ajo festoi 111-vjetorin e lindjes në fillim të tetorit.
Hufschmid pritet të jetë tashmë gruaja më e moshuar në vend, bazuar në të dhënat e publikuara për moshën e saj. /Albinfo.ch
The post Ndahet nga jeta në moshën 111-vjeçare gruaja më e moshuar në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



