Gani Geci ndalohet për 48-orë

Gani Geci ndalohet për 48-orë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ndaluar për 48-orë nga organet e rendit.

Sipas raportit të policisë, ai dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, transmeton Klankosova.tv.

“Me 13.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje ’’ ndaj viktimës mashkull kosovar-gazetar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftim e policisë.

Për Klankosova.tv, ndalimin e Gecit e ka konfirmuar edhe Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person me inicialet G.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale „Kanosja“, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj çështjeje”.

The post Gani Geci ndalohet për 48-orë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.