Ndalohet në veri një i dyshuar për falsifikim dokumentesh, kishte urdhërarrest aktiv

Njësia policore ka ndaluar një mashkull kosovar, i cili kishte një urdhërarrest për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Gjatë kontrollit, i dyshuari është prezantuar me identitet të falsifikuar, ndërsa janë gjetur gjithashtu një letërnjoftim dhe një patentë shoferi të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit në veri të Mitrovicës, është dërguar në mbajtje

Ndalohet në veri një i  dyshuar për falsifikim dokumentesh, kishte urdhërarrest aktiv

Njësia policore ka ndaluar një mashkull kosovar, i cili kishte një urdhërarrest për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Gjatë kontrollit, i dyshuari është prezantuar me identitet të falsifikuar, ndërsa janë gjetur gjithashtu një letërnjoftim dhe një patentë shoferi të falsifikuara.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit në veri të Mitrovicës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë ndalimit në një kontrollë rutinore, nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte një urdhërarrest aktiv për veprën penale falsifikim i dokumenteve.
I dyshuari para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër, si dhe si rezultat i vigjilencës së zyrtarëve policor është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i dyshuari dyshohet si I falsifikuar. Gjatë kontrollit, zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.
Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori I cili ka udhezuar qe ndaj të dyshuarit te inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosoves intensivisht eshte duke vazhduar hetimet per grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe per kryerjen e vepres penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188. Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”.