Ndërron jetë Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive

Ka ndërruar jetë fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari. Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit. I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku

Ndërron jetë Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive

Ka ndërruar jetë fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.

I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë, aty ku forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.Bujari po ashtu ekspozoi shumë fotografi nga masakrat në burgun e Dubravës, Reçak, Prekaz, Krushë e vise tjera, foto këto që tregojnë krimet e masakrat të cilët serbët i kryen ndaj shqiptarëve.

Këtë ekspozitë ai e pati quajtur “Rrugëtimi drejt lirisë”.

I ndjeri po ashtu kishte ekspozitë edhe nga koha e pandemisë, të cilën e quajti “COVID-19”, për t’i treguar qytetarëve atë çka humbën e s’e panë shkaku i izolimit.