Në botën e parfumeve…provo
“Nuk ka gra që nuk i pëlqejnë parfumet, ka gra që nuk e kanë gjetur ende aromën e tyre”, ka thënë Marilyn Monroe. Parfumi është gjendje. Është ndjesi. Të mbështjellë më shumësinë e përjetimeve të çfarëdo kohe në të cilën e ke ndjerë në lëkurën tënde. Ngjashëm sikurse një shkrim, aroma rrëfen një histori. Ndoshta, […] The post Në botën e parfumeve…provo appeared first on Albanian Post.

“Nuk ka gra që nuk i pëlqejnë parfumet, ka gra që nuk e kanë gjetur ende aromën e tyre”, ka thënë Marilyn Monroe.
Parfumi është gjendje. Është ndjesi. Të mbështjellë më shumësinë e përjetimeve të çfarëdo kohe në të cilën e ke ndjerë në lëkurën tënde.
Ngjashëm sikurse një shkrim, aroma rrëfen një histori. Ndoshta, historinë që e di veç ti.
Të përfshin, të merr në udhëtim në botën ku ai vet cakton të të dërgojë, dhe kështu bëhet bashkëshoqëruesi i aq orëve sa qëndron me ty,
Pastaj të lëshon…mbase për t’u rikthyer sërish.
Por nuk gjendet aq kollaj…se është lojcak. Herë-herë të ngjason me aromën që të karakterizon, që i shkon përshtat identitetit tënd, të tjera herë të lë mbresa të përziera.
Ndaj, me apo pa dëshirë, do të duhet të jesh në një kërkim të pandalshëm. Se kështu është bota e aromave.
Një botë që, dikush, e njeh shumë më mirë.
Lidhja e saj me parfumet është e fortë. Vërehet lehtë. Ngjashëm siç ndjehen notat e një parfumi kur përhapet.
Ndaj dhe vetë ajo, Evjola Daka, e përcakton këtë marrëdhënie të saj me parfumet si të lindur bashkë me të.
“Marrëdhënia ime me parfumet ka lindur bashkë me mua, kam qenë dhe jam një njeri që ndikohem nga çdo aromë rreth meje, jo vetëm nga aroma e parfumeve”, tregon ajo për Albanian Post.
Rrallëkush mund të mos ketë parë ndonjë nga videot e postuara në platformën TikTok prej saj.
Është vazhdimisht e angazhuar duke përcjellë informacione drejt audiencës së saj mbi fragrancat që provon, por edhe për aroma të reja për të cilat ndjekësit janë kureshtarë të njihen me përshtypjet e saj.
“Rrugëtimi im, i cili është bërë publik vetëm gjatë viteve të fundit nëpërmjet platformave online është një rrugëtim prej më shumë se 10 vitesh, duke i dhënë vetes kënaqësinë e të provuarit të çdo fragrance dhe ndjesinë që ato ofrojnë”, rrëfen ajo.
Mbase një fjali nuk mjafton për të përshkruar atë çka parfumi është për të, por Evjola thotë se “parfumi është aksesori im i pandashëm, më i fuqishmi, pa të cilin e kam të pamundur”.
Këtë, teksa zbulon se ka më shumë se një fragrancë për çdo gjendje të sajën.
Tregu ofron shumëçka, edhe kopje, edhe parfume me mbushje…që mbase u përafrohen buxheteve të pjesës më të gjerë të popullsisë.
Jo çdokush ka mundësinë të shpenzojë për një parfum origjinal.
Ndaj dhe ajo nuk paragjykon zgjedhjen e askujt për të mos pasur parfumin si pjesë të rutinës.
Ama mendon se është “njësoj sikur të dalësh nga shtëpia pa këpucë apo pa çantë”.
“Nuk ka asgjë të keqe të respektosh buxhetin tënd dhe sërish të kesh një aromë të mirë, qoftë edhe ekonomike apo një parfum me mbushje”, vijon Evjola.
Por “patjetër që ka një oqean të tërë ndërmjet cilësisë së një parfumi origjinal dhe një imitimi të tij”.
Në fragrancat me mbushje, sipas saj, kryesisht mbizotëron alkooli, i cili përmbush pjesën dominonte të shishes, dhe se esenca reale është e imituar.
“Thjesht e ngjashme, as nuk ndihet dhe as nuk mund të qëndrojë njësoj në lëkurë”, ravijëzon ajo.
Parfumet duket se janë kryefjala e këtij viti.
Kohët e fundit po flitet gjerësisht për ta, vihet re në mediat sociale nga influencues brenda dhe jashtë vendit.
Dhe për Evjolën, kjo është një vëmendje e merituar.
“Parfumi ka një ndikim shumë të fuqishëm në mënyrën se si ndjehesh dhe lufta qëndron në faktin për të gjetur fragrancën që të karakterizon”, dallon ajo.
Duke qenë se është në komunikim të vazhdueshëm me audiencën, të atyre që janë të interesuar për parfumet, ajo nxjerr në pah një tipar të përbashkët.
“Ka një karakteristikë të vetme, duam parfumin që ndihet kudo dhe që merr vëmendjen e gjithkujt. Të pakta janë rastet që nuk e kërkojnë këtë. Ndoshta vetëm sepse nuk suportojnë dot aroma të forta, jo se i duan”, tregon Evjola.
Ndërkohë, për këdo që ende nuk e ka gjetur aromën e preferuar, ajo rekomandon që të provojnë derisa ta gjejnë aromën e tyre.
“Zakonisht bazohem në dy apo tre elemente që më pëlqejnë dhe rekomandoj rreth tyre, por sërish mbetet diçka që gjithsecili duhet ta provojë dhe ndjejë në lëkurën e tij”, shton ajo.
Në optikën e saj, ka shumë faktorë që e bëjnë një aromë të preferuar dhe “e preferuara ka gjasa të jetë gjithmonë momentale”.
Meqë ndodhemi në sezonin e vjeshtës, e ashtu sikurse veshjet ndërrohet edhe aromat ndryshojnë, Evjola vëren se vjeshta dhe dimri hapin zyrtarisht sezonin e notave të drurit, myshkut, vaniljes dhe pudrës.
“Absolutisht aroma te freskëta dhe florale në vjeshtë”, përmbyll ajo.
The post Në botën e parfumeve…provo appeared first on Albanian Post.