Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra. Tutje, ASK-ja në publikimin e radhës, ka njoftuar se janë regjistruar gjithsej

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra.
Tutje, ASK-ja në publikimin e radhës, ka njoftuar se janë regjistruar gjithsej 985 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 504 janë meshkuj dhe 481 janë femra, transmeton Klankosova.tv
Po ashtu në muajin e fundit të 2024-tës, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 491 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 142 raste.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
ASK thotë se burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.