Në Ditën e Gruas, presidentja Osmani me urim të veçantë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Osmani në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga takimi me gratë që punojnë në fushën e sigurisë. “Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për […] The post Në Ditën e Gruas, presidentja Osmani me urim të veçantë appeared first on Albinfo.

Në Ditën e Gruas, presidentja Osmani me urim të veçantë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Osmani në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga takimi me gratë që punojnë në fushën e sigurisë.

“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë.

Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, shkruan ajo.

The post Në Ditën e Gruas, presidentja Osmani me urim të veçantë appeared first on Albinfo.