Në prag të Ditës së Pavarësisë, 5000 fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës
Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës. Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, bëhet e ditur se gjatë kësaj jave në këtë institucion kanë qëndruar mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht nxënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Brenda ambienteve të institucionit fëmijët u

Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës.
Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, bëhet e ditur se gjatë kësaj jave në këtë institucion kanë qëndruar mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht nxënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Brenda ambienteve të institucionit fëmijët u njohën nga afër me punën, rolin dhe funksionimin e Kuvendit, duke ndarë njëkohësisht emocione të veçanta gjatë qëndrimit në sallën ku më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur.