Në Ulqin u protestua kundër tenderit për qiradhënien e plazheve

Qindra banorë dhe përfaqësues lokalë në Ulqin protestuan më 22 mars kundër dhënies me qira të plazheve nga kompania arabe Eagle Hills, duke theksuar se “Ulqini nuk është në shitje”. Protestuesit argumentuan se tenderi favorizonte investitorët e huaj dhe dëmtonte qiramarrësit vendas. Megjithëse kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, njoftoi se Eagle Hills është […] The post Në Ulqin u protestua kundër tenderit për qiradhënien e plazheve appeared first on Albinfo.

Në Ulqin u protestua kundër tenderit për qiradhënien e plazheve

Qindra banorë dhe përfaqësues lokalë në Ulqin protestuan më 22 mars kundër dhënies me qira të plazheve nga kompania arabe Eagle Hills, duke theksuar se “Ulqini nuk është në shitje”. Protestuesit argumentuan se tenderi favorizonte investitorët e huaj dhe dëmtonte qiramarrësit vendas.

Megjithëse kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, njoftoi se Eagle Hills është tërhequr dhe plazhet do t’u dorëzohen qiramarrësve lokalë, shqetësimet mbeten për një mega-projekt prej 30 miliardë eurosh në Plazhin e Madh, që përfshin ndërtimin e një aeroporti dhe një marine. Opozita ka ngritur dyshime mbi procesin e tenderimit, ndërsa qytetarët po kërkojnë anulimin e tij përmes një peticioni.

Plazhi i Madh, një nga zonat më të pacenuara natyrore të bregdetit malazez, mbetet në qendër të debatit mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së identitetit lokal, transmeton albinfo.ch.

The post Në Ulqin u protestua kundër tenderit për qiradhënien e plazheve appeared first on Albinfo.