Netanyahu: Plani i Trump për Gazën është revolucionar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump që SHBA të marrë kontrollin e Rripit të Gazës si “revolucionar” . “Presidenti Trump erdhi me një vizion krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më të mirë për Izraelin – një qasje revolucionare dhe krijuese, e cila do të krijojë shumë mundësi për Izraelin”, [...]Read More...

Netanyahu: Plani i Trump për Gazën është revolucionar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump që SHBA të marrë kontrollin e Rripit të Gazës si “revolucionar” .

“Presidenti Trump erdhi me një vizion krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më të mirë për Izraelin – një qasje revolucionare dhe krijuese, e cila do të krijojë shumë mundësi për Izraelin”, tha Netanyahu në fillim të mbledhjes së kabinetit të qeverisë izraelite.

Kryeministri izraelit theksoi se Donald Trump është “shumë i përkushtuar për të zbatuar” planin e tij për Gazën.

Trump deklaroi javën e kaluar se SHBA do të merrte kontrollin e Rripit të Gazës, do të zhvendoste 2.3 milionë banorë atje dhe do ta kthente enklavën palestineze në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Netanyahu vuri në dukje se bisedimet që ai pati me Trump në Shtëpinë e Bardhë çuan në “arritje të jashtëzakonshme që mund të garantojnë sigurinë e Izraelit për breza”./abcnews.al