“NEW BORN” ende s’është ngjyrosur plotësisht, Fisnik Ismajli kërkon ndihmë për ta përfunduar

Monumenti “NEW BORN” po merr pamje të re për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës. Por, derisa ka përfunduar ngjyrosja e pjesës së përparme të monumentit, pjesa e pasme është ende e pa përfunduar. Të hënën Kosova feston përvjetorin e 17-të të pavarësisë. Krijuesi i monumentit “NEW BORN”, Fisnik Ismajli, në një postim në

“NEW BORN” ende s’është ngjyrosur plotësisht, Fisnik Ismajli kërkon ndihmë për ta përfunduar

Monumenti “NEW BORN” po merr pamje të re për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.
Por, derisa ka përfunduar ngjyrosja e pjesës së përparme të monumentit, pjesa e pasme është ende e pa përfunduar. Të hënën Kosova feston përvjetorin e 17-të të pavarësisë.

Krijuesi i monumentit “NEW BORN”, Fisnik Ismajli, në një postim në Facebook u ka bërë thirrje vullnetarëve që të ndihmojnë në kompletimin e ngjyrosjes.

“Po na duhet ndihmë! Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut. Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe do me kontribue në zbukurimin e qytetit, hajde ndihmoji ekipit më të dashtun në botë për me i ngjyrosë edhe do lule që kanë mbetë”, ka shkruar Ismajli.