Nga sot në Zvicër importohen më shumë vezë
Nga sot në Zvicër kanë hyrë në fuqi ndryshime të ndryshme në rregullore, përfshirë edhe rregulla që lejojnë importin e një sasie më të madhe vezësh. Për shkak se prodhuesit zviceranë të vezëve nuk arrijnë të përmbushin kërkesën në rritje, qeveria ka vendosur të rrisë kuotën e importit duke filluar nga 1 qershori. Gjatë vitit […] The post Nga sot në Zvicër importohen më shumë vezë appeared first on Albinfo.

Nga sot në Zvicër kanë hyrë në fuqi ndryshime të ndryshme në rregullore, përfshirë edhe rregulla që lejojnë importin e një sasie më të madhe vezësh.
Për shkak se prodhuesit zviceranë të vezëve nuk arrijnë të përmbushin kërkesën në rritje, qeveria ka vendosur të rrisë kuotën e importit duke filluar nga 1 qershori. Gjatë vitit do të jetë e mundur importi i deri në 10,000 vezëve shtesë me një tarifë doganore të ulët, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë erdhi për shkak të rritjes së ndjeshme të kërkesës. Sipas të dhënave të tregut, konsumi për frymë në vit është rritur me 9% duke arritur në 198 vezë për vit në periudhën 2023-2024. Ndërkohë prodhimi vendas është rritur vetëm me 2.8%, prandaj nevojiten importime shtesë.
The post Nga sot në Zvicër importohen më shumë vezë appeared first on Albinfo.