Njohësi i sigurisë: Vra*sjet e shpeshta janë një alarm serioz, kërkohen masa urgjente

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë, duke i cilësuar ato si një alarm serioz për shoqërinë. Sipas Shalës, ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e dhunës dhe vrasjeve, duke përfshirë krimin e organizuar e problemet sociale. “Vrasjet brenda

Njohësi i sigurisë: Vra*sjet e shpeshta janë një alarm serioz, kërkohen masa urgjente


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë, duke i cilësuar ato si një alarm serioz për shoqërinë.

Sipas Shalës, ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e dhunës dhe vrasjeve, duke përfshirë krimin e organizuar e problemet sociale.

“Vrasjet brenda një periudhe të shkurtër, siç është 3 ditë, janë një shqetësim serioz për çdo shoqëri dhe mund të kenë shumë faktorë që ndikojnë në këtë situatë. Disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në një rritje të dhunës dhe vrasjeve janë: Krimi i organizuar dhe bandat, problemet sociale dhe ekonomike, mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni, dhunë familjare dhe psikologjike, armatimi i paligjshëm”, u shpreh ai.

Këto janë disa nga masat që duhet ti marr shteti, sipas njohësit të sigurisë, pas vrasjeve të fundit në vend.

“Forcimi i zbatimit të ligjit, kontrolli i armëve dhe lufta kundër armëve të paligjshme, kampanja për edukimin dhe vetëdijen sociale, lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Shala.