“Nuk duhej të ishim në këtë pozitë”, Arifi kritikon sanksionet e BE-së ndaj Kosovës

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar  se Kosova nuk është dashur kurrë të përballet me këto masa ndëshkuese. Sipas tij, mungesa e ndëshkimit për Serbinë pas sulmit terrorist në Banjskë dhe vendosja e masave ndaj Kosovës kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe e kanë vënë në pikëpyetje parimet

“Nuk duhej të ishim në këtë pozitë”, Arifi kritikon sanksionet e BE-së ndaj Kosovës


Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar  se Kosova nuk është dashur kurrë të përballet me këto masa ndëshkuese. Sipas tij, mungesa e ndëshkimit për Serbinë pas sulmit terrorist në Banjskë dhe vendosja e masave ndaj Kosovës kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe e kanë vënë në pikëpyetje parimet e tij në raport me dialogun.

‘’E vërteta është se Kosova kurrë s’është dashtë t’i ketë këto masa. Pas Banjskës mos ndëshkimi i Serbisë ne proces te dialogut i ka vënë hije te keqe politikes “balancuese” te BE karshi dialogut’’, tha Arifi.

Ai shton se përdorimi i termit “nisje” dhe jo “heqje totale” nënkupton se masat do të mbeten të kushtëzuara, me shtensionimin si një nga parakushtet kryesore.

‘’Me vet faktin se foli për nisjen e jo për heqjen totale te masave u nënkuptua se do te ketë kushte e njeri nga to si duket do te jete shtensionimi’’, deklaroi ish-kryenegociatori.