“‘One Stop Shop’ nis edhe në pikën kufitare Jazhincë-Glloboçicë
Nga sot, edhe pika kufitare Jazhincë-Glloboçicë bëhet pjesë e sistemit “One Stop Shop” – një kontroll i vetëm për kalimin nga Maqedonia në Kosovë dhe anasjelltas. Pas suksesit të dëshmuar në Bllacë, tani edhe kjo pikë kufitare modernizohet për të përshpejtuar qarkullimin dhe për të kursyer kohë për udhëtarët. Në ceremoninë përuruese morën pjesë zëvendëskryeministri […] The post “‘One Stop Shop’ nis edhe në pikën kufitare Jazhincë-Glloboçicë appeared first on Albinfo.

Nga sot, edhe pika kufitare Jazhincë-Glloboçicë bëhet pjesë e sistemit “One Stop Shop” – një kontroll i vetëm për kalimin nga Maqedonia në Kosovë dhe anasjelltas. Pas suksesit të dëshmuar në Bllacë, tani edhe kjo pikë kufitare modernizohet për të përshpejtuar qarkullimin dhe për të kursyer kohë për udhëtarët.
Në ceremoninë përuruese morën pjesë zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë, Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla, transmeton albinfo.ch.
Mexhiti theksoi se ky sistem e ka afruar më shumë Shkupin me Prishtinën dhe tani e bën edhe Tetovën më të afërt. “Në fillim kishte dilema, por Bllaca na tregoi se funksionon – pritjet disaminutëshe janë bërë realitet. Tani po dëshmojmë se kur ka vullnet dhe bashkëpunim, gjithçka është e mundur”, u shpreh ai.
Ministri Toshkovski falënderoi homologun e tij kosovar për bashkëpunimin dhe theksoi se ky model do të zgjerohet edhe me Shqipërinë dhe Serbinë.
Edhe ministri kosovar, Xhelal Sveçla, vlerësoi lartë rëndësinë e kësaj nisme. “Falë bashkëpunimit të dy qeverive, tashmë edhe në këtë pikë kufitare qytetarët përjetojnë një përvojë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më njerëzore. Kontrolli hyrje-hyrje është dëshmi e një fryme të re bashkëpunimi”, u shpreh ai.
.
The post “‘One Stop Shop’ nis edhe në pikën kufitare Jazhincë-Glloboçicë appeared first on Albinfo.