Organizata e bamirësisë thirrje qeverisë britanike: Në Gaza më të prekur janë fëmijët, mundësoni trajtim mjekësor

Një organizatë bamirësie Britanike i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të punojë për të lejuar lëvizjen e fëmijëve të sëmurë palestinez nga Enklava drejt Britanisë së Madhe në mënyrë që ata të mund të merrnin trajtim urgjent mjekësor. Bashkëthemeluesi i Projektit Pure Hope tha se organizata e tij bamirëse i kishte [...]Read More...

Organizata e bamirësisë thirrje qeverisë britanike: Në Gaza më të prekur janë fëmijët, mundësoni trajtim mjekësor

Një organizatë bamirësie Britanike i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të punojë për të lejuar lëvizjen e fëmijëve të sëmurë palestinez nga Enklava drejt Britanisë së Madhe në mënyrë që ata të mund të merrnin trajtim urgjent mjekësor.

Bashkëthemeluesi i Projektit Pure Hope tha se organizata e tij bamirëse i kishte shkruar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe sekretarit të jashtëm, David Lammy, duke i kërkuar atyre të pranonin fëmijë që përpiqen të marrin trajtim shpëtues në spitalet e mbingarkuara të Gazës.

“Shumica e njerëzve të prekur nga kjo katastrofe qe po ndodh ne Gaza janë fëmijë dhe fëmijët janë me te prekshmit. Kjo nuk ka te bej me politiken, ne duhet ti shohim gjerat ashtu siç janë. Ata janë fëmijë njësoj si fëmijët e mi, njësoj si fëmijët e të gjithëve në këtë vend. Ne kemi aftësinë ti ndihmojmë”, ka thënë bashkëthemeluesi i “Pure Hope”, Omar Dinn.

Mbretëria e Bashkuar ka pranuar vetëm dy pacientë nga Gaza për trajtim mjekësor që kur bombardimi i enklavës nga Izraeli filloi 20 muaj më parë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Projekti Pure Hope thotë se ka identifikuar dy fëmijë të që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe i ka bërë thirrje qeverisë t’u lëshojë viza.

I pari është Hatemi trevjeçar, i cili pësoi djegie 35% të trupit në një sulm ajror izraelit që vrau babanë dhe nënën e tij shtatzënë Fëmija i dytë i  është Karam, një  njëvjeçar i cili ka probleme me zorrët për shkak ten je defekti ne lindje.

Stafi në spitalet e mbetura të Gazës thotë se janë të mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve, kryesisht fëmijë, që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, si dhe nga rreziku gjithmonë i pranishëm i një urdhri të menjëhershëm evakuimi.