Osman Imeraj i bën një surprizë të veçantë fanses së tij besnike në 75-vjetorin e lindjes

Këngëtari i njohur Osman Imeraj ka përgatitur një surprizë të veçantë për një nga dëgjueset e tij më besnike, e cila sot feston 75-vjetorin e lindjes. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Osmani i uron jetë të gjatë dhe plot shëndet. “Surprizë për dëgjuesen e këngëve të mia, që sot feston 75 vjetorin. […]

Osman Imeraj i bën një surprizë të veçantë fanses së tij besnike në 75-vjetorin e lindjes

Këngëtari i njohur Osman Imeraj ka përgatitur një surprizë të veçantë për një nga dëgjueset e tij më besnike, e cila sot feston 75-vjetorin e lindjes.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Osmani i uron jetë të gjatë dhe plot shëndet.

“Surprizë për dëgjuesen e këngëve të mia, që sot feston 75 vjetorin. Jetofsh sa më gjatë me plotë shëndet, e dashur Zoje ”, ka shkruar Imeraj.

Ky gjest ka prekur jo vetëm Zonjën, por edhe shumë ndjekës të tij, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij të ngushtë me publikun.

Osman Imeraj është një artist i njohur në skenën muzikore shqiptare, i vlerësuar për interpretimet e tij emocionuese dhe energjike.

Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar disa albume dhe këngë të suksesshme. Përveç projekteve solo, Osmani ka realizuar bashkëpunime me artistë të njohur.