Osmani: Do vazhdojmë të jemi aleat në luftën kundër kërcën*imeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja
Presidentja Osmani në konferencën e përbashkët me shefin e NATO’s, Mark Rutte, ka thënë që është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO’s. “Ne do të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. Po ashtu jemi të gatshëm të mbështesim infrastrukturën e NATO’s dhe të kontribuojmë

Presidentja Osmani në konferencën e përbashkët me shefin e NATO’s, Mark Rutte, ka thënë që është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO’s.
“Ne do të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. Po ashtu jemi të gatshëm të mbështesim infrastrukturën e NATO’s dhe të kontribuojmë në misionet e saj duke forcuar më tej rolin tonë si eksportuese e sigurisë. Sic e thashë në takim, stabiliteti i rajonit është shumë i lidhur ngushtë edhe me integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Kosova dhe qytetarët e saj ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, tha Osmani.