Osmani më shumë, Taravari më pak! Ja kush dhe sa para ka marrë nga donacionet për rrethin e parë të zgjedhjeve

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Osmani më shumë, Taravari më pak! Ja kush dhe sa para ka marrë nga donacionet për rrethin e parë të zgjedhjeve appeare Nga 500 denarë deri në 500 mijë denarë janë donacionet që personat fizik dhe juridik i kanë dhuruar kandidatëve për president në rrethin e parë të fushatës, shkruan TV21. Mes atyre që kanë bërë donacione ka edhe deputetë, kryetarë komunash dhe anëtarë të partive. Më së shumti donacione ka për Gordana Siljanovska-Davkova 19.950.000 denarë ose […] The post Osmani më shumë, Taravari më pak! Ja kush dhe sa para ka marrë nga donacionet për rrethin e parë të zgjedhjeve appeared first on INA ONLINE.

Osmani më shumë, Taravari më pak! Ja kush dhe sa para ka marrë nga donacionet për rrethin e parë të zgjedhjeve

The post d first on INA ONLINE.Osmani më shumë, Taravari më pak! Ja kush dhe sa para ka marrë nga donacionet për rrethin e parë të zgjedhjeve appeare

Nga 500 denarë deri në 500 mijë denarë janë donacionet që personat fizik dhe juridik i kanë dhuruar kandidatëve për president në rrethin e parë të fushatës, shkruan TV21. Mes atyre që kanë bërë donacione ka edhe deputetë, kryetarë komunash dhe anëtarë të partive.

Më së shumti donacione ka për Gordana Siljanovska-Davkova 19.950.000 denarë ose pak më shumë se 325 mijë euro. E gjatë është lista e saj zgjedhore ku 526 persona kanë dhuruar para.

Mes tyre është edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski i cili ka dhuruar 360 mijë denarë, ndërsa më së shumti ka dhuruar Dimço Atanasovski – 565 mijë denarë. Këtu janë edhe emrat e deputeteve Ane Lashkoska me 150.000 denarë, Dafina Stojanovska 44.000 denarë, Rashela Mizrahi 100.000 denarë, Dejanço Eftimov me 296 mijë, Ministri Teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski me 1000 denarë.

Bujar Osmani nga BDI është i dyti për nga shuma e donacioneve të pranuara me gjithsej 69 mijë euro, por aty nuk përmenden personat që kanë dhuruar, përcjell TV21. Kompania “Hack Commerce” ka dhuruar 185 mijë denarë, ndërsa në llogarinë e tij zgjedhore i janë transferuar 4.100.000 denarë përmes llogarisë së partisë.

Më pas vijon Arben Taravari nga koalicioni VLEN me donacione prej 521.900 denarë ose 55 mijë euro, transmeton TV21. Interesant është fakti se donacion prej 183 mijë denarë në llogarinë e tij zgjedhore i ka paguar vetë Taravari, ndërsa në llogarinë e tij janë transferuar para nga vetë partia Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët e Taravarit.

andidatja Biljana Vankovska e përkrahur nga Levica ka donacione në vlerë prej 17.788 euro, ndërsa donacionet më të larta i ka paguar vetë Vankovska, Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, si dhe Borislav Kërmov.

Në llogarinë zgjedhore të kandidatit Stevço Jakimovski nga GROM-i janë transferuar donacione në vlerë prej 986 mijë denarë ose rreth 16 mijë euro, shkruan TV21. Për të kanë dhuruar rreth 20 veta, mes tyre edhe vetë ai i cili ka dhënë 150 mijë denarë.

Kandidati i ZNAM-it Maksim Dimitrievski ka pasur 12.195 euro, për të cilin rreth 15 persona kanë dhuruar 750 mijë denarë, ndërsa ai vetë 20 mijë denarë.

Llogaria me shumën më të vogël është ajo e kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski me 2400 euro. Donacionet janë kryesisht në shërbime dhe jo me para, në të cilat paraqiten 3 persona fizikë dhe një kompani.

The post Osmani më shumë, Taravari më pak! Ja kush dhe sa para ka marrë nga donacionet për rrethin e parë të zgjedhjeve appeared first on INA ONLINE.

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online