Osmani në takim me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur në takim emisarin e ri të dialogut Peter Sorensen, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë, që nga marrja e mandatit. “Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Osmani. “Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm […] The post Osmani në takim me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur në takim emisarin e ri të dialogut Peter Sorensen, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë, që nga marrja e mandatit.
“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.
“Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Presidentja bën të ditur se mes tjerash ka thënë se “Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”.
The post Osmani në takim me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog appeared first on Albinfo.