Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë
Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë Vladimir Blazev – Panço, anëtari i njohur i grupit hip-hop DNK, ndodhet në respirator në Qendrën Klinike të Shkupit pasi pësoi djegie në fytyrë dhe dorë gjatë një koncerti në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. […] The post Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë appeared first on InfoShqip.com.

Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë
Vladimir Blazev – Panço, anëtari i njohur i grupit hip-hop DNK, ndodhet në respirator në Qendrën Klinike të Shkupit pasi pësoi djegie në fytyrë dhe dorë gjatë një koncerti në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar motra e tij, Jadranka Nikolovska, e cila u shpreh: “Për momentin di që nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Nuk kam ende informacion për Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit”.
DNK – Një nga grupet më të njohura hip-hop në Maqedoni
Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev – Panço dhe Andrej Gjorgjev, është një nga grupet më të njohura hip-hop/r’n’b në rajon. Ata janë të njohur për tekstet emocionale dhe muzikën e tyre me një tingull modern urban. Këngët e tyre shpesh trajtojnë histori dashurie, realitetin e përditshëm dhe çështje sociale që prekin të rinjtë.
Disa nga hitet e tyre më të njohura përfshijnë: Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija e Romani.
Panço, përveçse është frontmeni i grupit, është edhe DJ, producent dhe themelues i SureShotz Entertainment, një agjenci që ka sjellë artistë dhe DJ të njohur nga Ballkani dhe më gjerë.
Tragjedia e zjarrit në Koçan
Zjarri shpërtheu gjatë koncertit në një diskotekë në qytetin e Koçanit, rreth 100 km nga Shkupi.
Flakët përfshinë tavanin dhe çatinë e ndërtesës, duke shkaktuar një situatë kaotike me të rinj që përpiqeshin të shpëtonin.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se mes të plagosurve ka edhe të mitur në gjendje kritike dhe do të vihet në dispozicion një numër zyrtar për informimin e familjarëve.
Pesë anëtarë të grupit DNK humbën jetën, përfshirë këtu Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit.
Hetimet për ngjarjen tragjike janë në vazhdim, ndërsa komuniteti artistik dhe fansat janë tronditur nga kjo fatkeqësi e rëndë. /Telegrafi
The post Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë appeared first on