Osmani pritet të udhëtojë drejt Finlandës
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen, përcjell albinfo.ch. Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Në njoftim tutje bëhet e ditur se Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të […] The post Osmani pritet të udhëtojë drejt Finlandës appeared first on Albinfo.

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen, përcjell albinfo.ch.
Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja riafirmoi përkushtimin e Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Finlandën dhe për ta mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për vizitën e Osmanit në Finlandë, e cila do të realizohet nga fundi i këtij muaji. Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.
The post Osmani pritet të udhëtojë drejt Finlandës appeared first on Albinfo.