Osmani priti në takim Kapetanoviqin, biseduan për nisma rajonale në interes të stabilitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq. Gjatë takimit presidentja Osmani diskutoi angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, si hap kyç për avancimin e gjithë rajonit dhe një kontribuues për stabilitet dhe progres. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ nga Presidenca bëhet

Osmani priti në takim Kapetanoviqin, biseduan për nisma rajonale në interes të stabilitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Gjatë takimit presidentja Osmani diskutoi angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, si hap kyç për avancimin e gjithë rajonit dhe një kontribuues për stabilitet dhe progres.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ nga Presidenca bëhet e ditur se presidentja e vendit vlerësoi nismat rajonale të cilat po kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve fqinje në rajonin tonë, me ç’rast potencoi rëndësinë e mundësive të barabarta pa pengesa procedurale apo politike.

“Duke folur për Procesin e Berlinit, presidentja Osmani theksoi nevojën për të punuar edhe më shumë në rikthimin e fokusit në tema të interesit të veçantë, siç është zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftërave të fundit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Tutje, presidentja Osmani theksoi rëndësinë jetike të investimit në fuqizimin e vajzave dhe grave, duke e cilësuar këtë si një parakusht për rritjen e mirëqenies dhe avancimin e zhvillimit të rajonit.

Gjithashtu, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka konfirmuar rolin e saj konstruktiv në rajon dhe riafirmoi angazhimin për integrimin e plotë në kuadrin rajonal./Front Online/