Pacolli: Për ta ndihmuar Kosovën kam shkuar në fund të botës, vetëm për një destiancion aeroplani im shpenzon 80 mijë €, kurrë nuk e kam kursyer atë dhe veten për vendin

Ish-Presidenti i vendit dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacoll, ka theksuar se ka përdorur aeroplanin e tij privat jo vetëm gjatë periudhës kur ka qenë në pushtet, por edhe pas largimit nga Qeveria, për të kontribuar në interes të Kosovës. Në një intervistë për FrontOnline , Pacolli ka shpjeguar se lidhshmëria e tij me Kosovën

Pacolli: Për ta ndihmuar Kosovën kam shkuar në fund të botës, vetëm për një destiancion aeroplani im shpenzon 80 mijë €, kurrë nuk e kam kursyer atë dhe veten për vendin


Ish-Presidenti i vendit dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacoll, ka theksuar se ka përdorur aeroplanin e tij privat jo vetëm gjatë periudhës kur ka qenë në pushtet, por edhe pas largimit nga Qeveria, për të kontribuar në interes të Kosovës.

Në një intervistë për FrontOnline, Pacolli ka shpjeguar se lidhshmëria e tij me Kosovën është e madhe dhe ai ka bërë gjithmonë çmos për të ndihmuar shtetin.

“Jo vetëm kur kam qenë në pushtet, por edhe sot që nuk jam në Qeveri e bëjë atë. Lidhshmëria ime me Kosovën është e madhe dhe nuk kursej asgjë, në mënyrë që të kontribuoj Kosovës,” tha Pacolli.

Ai ka përmendur disa momente kur ka udhëtuar me aeroplanin e tij privat për të ndihmuar Kosovës në arritjen e disa arritjeve diplomatike.

“Ka pasur momente kur unë kam shkuar vetëm për një letër që ishin pranuar pasaportat e Kosovës, pata shkuar në fund të botës dhe suksesi ka qenë se ai shtet ka pranuar të pranojë pasaportat e Kosovës, e mos të flasim për njohje”u shpreh Pacolli për FrontOnline.

Pavarësisht kostove të larta të udhëtimit me aeroplan privat, Pacolli  thotë se udhëtimet e tij kanë qenë të nevojshme për interesat e Kosovës.

“Ka pasur raste edhe më parë, që unë kam udhëtuar në gjithë botën, ku kam dëgjuar se është një shans për të kontribuar për Kosovën, unë kam shkuar, pa marrë parasysh koston, edhe pse kostoja me aeroplan është e madhe. Për një orë fluturimi, kostoja është 8 mijë euro, dhe për të kaluar 1 mijë kilometra me aeroplan,” shtoi ai.

Pacolli theksoi se, pavarësisht shpenzimeve, këto udhëtime kanë pasur një qëllim të qartë dhe të domosdoshëm për të ndihmuar Kosovën.

“Nëse është një udhëtim deri në Marako që janë 4 orë andej e 4 këndej, janë 80 mijë euro shpenzime, dhe ato nuk i bëj për arrogancë, por për shkak të nevojës” tha Pacolli.

Ai ka thënë se kursimi i kohës është shumë i rëndësishëm për të.

“Kursimi i kohës është shumë i rëndësishëm për mua dhe këtë ta mundëson kur ke aeroplan privat” përfundoi ai.