Panairi i Librit në Gjenevë, promovimi i letërsisë shqipe

Gjeneva do të mirëpresë Panairin e Librit e cila do të promovojë letërsinë dhe autorët shqiptarë. The post Panairi i Librit në Gjenevë, promovimi i letërsisë shqipe appeared first on Albinfo.

Panairi i Librit në Gjenevë, promovimi i letërsisë shqipe

Bëhet e ditur se nga data 20 deri më 24 mars 2025, Gjeneva do të mirëpresë Panairin e Librit, një prej aktiviteteve më të rëndësishme kulturore në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Në këtë edicion, një vend të veçantë do të zërë “Lizes Bookstore”, e cila do të promovojë letërsinë dhe autorët shqiptarë.

Takimet me autorët shqiptarë do të mbahen nga 21 deri më 23 mars, ku lexuesit do të kenë mundësinë të njihen me krijimtarinë e tyre dhe të diskutojnë mbi letërsinë shqipe.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë mbështet këtë nismë të rëndësishme që synon të promovojë kulturën dhe gjuhën shqipe në diasporë.