Papa Françesku u bën thirrje të rinjve ukrainas: “Jini patriotë, refuzoni luftën, falni!”
Në një video-konferencë që u mbajt me 250 të rinj ukrainas nga Kievi dhe e gjithë bota, Papa Françesku u bëri thirrje atyre që të jenë patriotë, të refuzojnë luftën dhe të falin, shkruan Euronews Takimi, i përshkruar nga kryepeshkopi Sviatoslav Shevchuk si “takimi i parë ndonjëherë midis Papës së Romës dhe të rinjve ukrainas”

Në një video-konferencë që u mbajt me 250 të rinj ukrainas nga Kievi dhe e gjithë bota, Papa Françesku u bëri thirrje atyre që të jenë patriotë, të refuzojnë luftën dhe të falin, shkruan Euronews
Takimi, i përshkruar nga kryepeshkopi Sviatoslav Shevchuk si “takimi i parë ndonjëherë midis Papës së Romës dhe të rinjve ukrainas”, u zhvillua në Katedralen e Ringjalljes së Kievit.
Disa pjesëmarrës nga qytete të tjera evropiane ose në Amerikën e Veriut, u bashkuan për ta dëgjuar fjalimin e Papës me video thirrje.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit të shkatërruar nga lufta, Papa u kërkoi ukrainasve të mbeten patriotë dhe ta duan vendin e tyre, por gjithashtu të përqafojnë faljen në vend të hakmarrjes. “Kujtoni heronjtë që kanë dhënë jetën për vendin tuaj”, tha ai ndër të tjerash.