Paralajmërimet për rritjen e çmimit të rrymës, Haradinaj: Përfitime për klikën e Kurtit dhe tregtarët e energjisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15% nga 1 prilli, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë për qytetarët e Kosovës dhe ekonominë e vendit. “Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15% nga 1 prilli, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë për qytetarët e Kosovës dhe ekonominë e vendit.
“Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!” – ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se në kohën kur qytetarët po përballen me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, Qeveria po i dëmton edhe më shumë me rritjen e tarifave të energjisë.
“Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata,” – përfundon Haradinaj.