Parashikimi i motit, 3 prill 2024

Welcome to Kosova Today

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot të qëndrueshëm. Për pasojë orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe juglindore. Parashikohet që orët e pasdites të mbizotërohen nga moti […]

Parashikimi i motit, 3 prill 2024

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot të qëndrueshëm. Për pasojë orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C dhe deri në 26°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

Sisteme Online Programime
Programing Online