Paris: Festohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Paris
Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Paris, shkruan albinfo.ch. Në një atmosferë festive dhe plot emocion, Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë organizoi një pritje solemne në sallën prestigjioze të Bashkisë Paris 16-të, për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor u […] The post Paris: Festohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Paris appeared first on Albinfo.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Paris, shkruan albinfo.ch.
Në një atmosferë festive dhe plot emocion, Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë organizoi një pritje solemne në sallën prestigjioze të Bashkisë Paris 16-të, për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ky përvjetor u nderua me pjesëmarrjen e një numri të madh personalitetesh nga institucionet franceze, përfaqësues të trupit diplomatik, miq të Kosovës, përfaqësues të botës akademike dhe kulturore, si dhe bashkatdhetarë nga e gjithë Franca. Prania e tyre dëshmoi edhe një herë miqësinë e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.
Në fjalën e tij, Ambasadori Mehdi Halimi rikujtoi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, duke vlerësuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe sukseset e arritura gjatë këtyre 17 viteve. Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës tonë në forcimin e këtyre lidhjeve.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte performanca artistike e këngëtares së njohur Edona Reshitaj, e cila solli emocion dhe entuziazëm me interpretimin e saj. Muzika dhe arti janë ura që lidhin njerëzit dhe përçojnë shpirtin e një populli, dhe kjo performancë e dha më së miri këtë mesazh.
Ambasada e Kosovës falënderon të gjithë të pranishmit për këtë festë të paharrueshme dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Së bashku, vazhdojmë ta promovojmë vendin tonë dhe vlerat tona në Francë dhe më gjerë.
The post Paris: Festohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Paris appeared first on Albinfo.