Partneriteti me Lidl: Një katalizator për standardizimin dhe rritjen e prodhuesve maqedonas

Partneriteti me Lidl: Një katalizator për standardizimin dhe rritjen e prodhuesve maqedonas

Nëpër fabrikat e Radovishit deri te raftet e Lidl-it në disa vende evropiane – për prodhuesit maqedonas po hapet një erë e re konkurrueshmërie.

Gjatë vizitës së fundit të ambasadores gjermane, Sh.T. Petra Drexler, në kapacitetet prodhuese të “Mlekarnica Gjorgievi” dhe “Bestfood TI” në Radovish, u diskutua për përfitimet nga partneriteti me Lidl-in si një urë lidhëse drejt tregjeve evropiane.

“Bestfood TI” bashkëpunon me Lidl-in që nga viti 2023 dhe tashmë prodhon produkte nga panxhari, specat dhe feferonët për markën private të Lidl-it, Freshona. Produktet e tyre deri më tani janë vendosur në kuadër të javëve promovuese të produkteve maqedonase në Bullgari, Slloveni, Serbi dhe Kroaci.

Ndërkohë, “Mlekarnica Gjorgievi” së shpejti do të fillojë edhe prodhimin e produkteve të qumështit për markën Pilos. Markat private janë në themel të modelit të biznesit të Lidl-it dhe një mjet për garantimin e cilësisë së lartë dhe çmimeve të përballueshme.

Prodhimi i tyre nënkupton standarde të larta për cilësinë dhe sigurinë, certifikata përkatëse dhe kontrolle të rregullta të pavarura. Kontrolli përfshin të gjithë procesin, nga lëndët e para dhe kushtet në prodhim, deri te kontrolli përfundimtar i artikullit final.

Stefan Georgiev, drejtor komercial në Lidl Maqedonia e Veriut, shpjegoi se çfarë paraqet në të vërtetë ky model bashkëpunimi.

“Kur një kompani vendase fillon të prodhojë për markën private të Lidl-it, ajo hyn në një sistem me kërkesa të larta për cilësinë, sigurinë dhe gjurmueshmërinë. Përmbushja e këtyre kritereve kërkon investime dhe përmirësim, por i bën kompanitë më konkurruese dhe më të përgatitura për tregjet evropiane. Prandaj, bashkëpunimin me prodhuesit vendorë e shohim si një mundësi për zhvillim afatgjatë dhe mundësi të reja eksporti. Me një zinxhir efikas furnizimi dhe bashkëpunim me kompanitë vendase, mund të ofrojmë produkte me cilësi të lartë me çmime të përballueshme, ndërkohë që nxisim prodhimin vendor dhe eksportin“, thotë Georgiev.

Ambasadorja gjermane në vend, Sh.T. Petra Drexler, gjatë vizitës në kapacitetet prodhuese në Radovish, theksoi se përmbushja e standardeve të larta evropiane është një motor kryesor për zhvillimin e kompanive vendase.

“Për prodhuesit maqedonas, bashkëpunimi me rrjetet e mëdha tregtare paraqet një urë të drejtpërdrejtë drejt tregut evropian. Zbatimi i këtyre standardeve nuk është vetëm një kusht për partneritet, por një mekanizëm që bizneseve vendase u hap dyert për konkurrueshmëri afatgjatë në hartën ekonomike evropiane – një hap kyç drejt anëtarësimit në BE“, deklaroi ambasadorja Drexler.

Krste Gjorgiev, menaxher i “Bestfood TI”, thotë se puna para dhe pas fillimit të bashkëpunimit me Lidl-in ndryshon ndjeshëm. Kërkesat e kompanisë, veçanërisht në lidhje me certifikatën IFS për siguri, nxitën përmirësimin e modeleve të biznesit dhe investime serioze: „Bashkëpunimi me Lidl-in ishte një motiv i fuqishëm për të përmirësuar edhe më tej prodhimin tonë. Për të përmbushur standardet e rrepta, investuam në pajisje të reja, teknologji dhe sisteme për kontrollin e cilësisë. Ky harmonizim jo vetëm që ngriti kriteret tona, por na bëri një partner më konkurrues dhe më të qëndrueshëm, të gatshëm për çdo treg evropian“, deklaroi Gjorgiev.

Adriana Paneva, drejtoreshë e “Qumështorja Gjorgievi”, u shpreh se qumështorja vazhdon me investimet në pajisje të reja për automatizimin e prodhimit. „Standardet e Lidl-it i kemi integruar në çdo pjesë të procesit – nga blerja e qumështit të papërpunuar të dhenve dhe dhive nga fermat lokale, përmes prodhimit, deri te kontrolli përfundimtar. Fillimi i prodhimit për markën Pilos është një hap i rëndësishëm për qumështoren tonë dhe për bashkëpunëtorët tanë“, deklaroi Paneva.

Nga të dyja kompanitë theksojnë se bashkëpunimi me Lidl-in rritet dhe përparon, ndërsa vëllimi i shtuar i prodhimit dhe eksportit përmes rrjetit të tregjeve të Lidl-it janë dëshmi e cilësisë së prodhimit vendor. Vizitën e ambasadores e konsiderojnë si një njohje për përpjekjet e deritanishme dhe për besimin që partnerët ndërkombëtarë kanë në kapacitetet e të dyja kompanive. “Bestfood TI” dhe “Mlekarnica Gjorgievi” vazhdojnë me investimet në modernizimin dhe automatizimin e prodhimit, me qëllim që t’i përgjigjen kërkesës në rritje – si në tregun vendor, ashtu edhe në ato të eksportit.
Deri më tani, Lidl ka investuar më shumë se 200 milionë euro në zhvillimin e infrastrukturës moderne në vend.

Në vitin 2025, eksporti i produkteve maqedonase përmes rrjetit të Lidl-it arriti në 15,5 milionë euro, duke konfirmuar kështu potencialin e prodhuesve vendorë.
Si pjesë e Schwarz Group, një nga tregtarët kryesorë evropianë të ushqimit, kompania menaxhon rreth 12.900 markete në 31 shtete. Së shpejti pritet që Lidl t’i hapë dyert e tij në të gjithë Maqedoninë, duke u mundësuar konsumatorëve vendorë qasje në ofertën e saj cilësore me çmime të përballueshme.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.