VLEN: Partneriteti me SHBA-në dhe zgjerimi i BE-së mbeten kyçe për të ardhmen e rajonit

Nga Uashingtoni në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë dhe sekretari i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali, ishte pjesë e bisedimeve për partneritetin me SHBA-në dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në Uashington, Sali mori pjesë në diskutimin e Këshillit Atlantik për sigurinë, bashkëpunimin me SHBA-në dhe rrugën drejt BE-së.
Në Nju Jork, gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai mori pjesë në takimin me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe përfaqësues të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Në qendër të bisedimeve ishte perspektiva evropiane e rajonit dhe nevoja që zgjerimi i BE-së të mbetet në agjendën politike.
” ”
Për VLEN-in, Maqedonia e Veriut duhet të jetë e pranishme në bisedat me partnerët që ndikojnë në të ardhmen e rajonit.
Rruga evropiane kërkon reforma në vend dhe angazhim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ballkani Perëndimor ka nevojë për hapa konkret drejt BE-së.
Maqedonia e Veriut duhet ta bëjë pjesën e vet me reformat, ndërsa VLEN do të vazhdojë të mbështesë partneritetin me SHBA-në dhe integrimin evropian të vendit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



