Reshje shiu dhe mjegull e dendur, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në akset malore në Vlorë

Reshje shiu dhe mjegull e dendur, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në akset malore në Vlorë

Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Vlorës gjatë kësaj të marte janë shoqëruar me mjegull të dendur në disa segmente rrugore kryesore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Prania e mjegullës është vërejtur kryesisht në akset që ndodhen në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, ku përfshihen rruga e Kaninës, By-Pass-i i Vlorës, si dhe Qafa e Llogorasë.

Për shkak të uljes së ndjeshme të shikueshmërisë, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë dhe të qarkullojnë me kujdes të shtuar.

The post Reshje shiu dhe mjegull e dendur, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në akset malore në Vlorë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.