Peci kërkon nga opozita ta votoj kryetarin e propozuar nga VV për kryetar Kuvendi
Deputeti i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci, tha se kryetari i Kuvendit i takon Vetëvendosjes dhe kërkoi nga opozita që të votojë emrin e propozuar nga kjo parti me arsyetimin se “është e drejtë ekskluzive” e partisë së parë. “Jemi në një momentum të ri ku ne kemi bërë përpjekjen e parë për

Deputeti i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci, tha se kryetari i Kuvendit i takon Vetëvendosjes dhe kërkoi nga opozita që të votojë emrin e propozuar nga kjo parti me arsyetimin se “është e drejtë ekskluzive” e partisë së parë.
“Jemi në një momentum të ri ku ne kemi bërë përpjekjen e parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ekskluzivisht i takon Vetëvendosjes. Opozita të mos e vonojnë vendin për 48 orë në ardhje, i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe në funksion të kësaj në menduam që opozitës i ka kaluar smira dhe xhelozia për humbjen e zgjedhjeve”.
“Në të kundërtën s’ka opsion tjetër dhe nuk mund të shkohet tutje”.