Penalltitë mund të largohen në garën më të fortë për klube në Evropë

Kështu do të kalohet direkt te penalltitë në rast barazimi brenda 90 minutave The post Penalltitë mund të largohen në garën më të fortë për klube në Evropë appeared first on Albinfo.

Penalltitë mund të largohen në garën më të fortë për klube në Evropë

UEFA po mendon për ndryshime rrënjësore në Ligën e Kampionëve.

Janë konkretisht tri pikat sipas “Bild”, që të do të diskutohen më 30 maj në mbledhjen e Munihut.

Më e rëndësishmja prej tyre, që do të sillte ndryshim rrënjësor, është heqja e kohës shtesë.

Kështu do të kalohet direkt te penalltitë në rast barazimi brenda 90 minutave.

Një zgjedhje kjo, që synon të lehtësojë ngarkesën fizike te lojtarët, transmeton albinfo.ch.

Tjetër pikë interesante do të jetë ajo që lidhet te faza me eliminim direkt. Tetë skuadrat që renditen në vendet e para të ligës, do të luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi përgjatë fazës në vazhdim. Gjatë këtij sezoni, ky rregull kishte vlerë vetëm për raundin e 16-sheve.

Tjetër ndryshim që mund të miratohet, është ndalesa e përballjeve të skuadrave brenda një shteti deri në çerekfinale. Kështu do të ndalohen përballjet direkte sapo përfundon faza e ligës.

The post Penalltitë mund të largohen në garën më të fortë për klube në Evropë appeared first on Albinfo.