Përdhunoi një turiste suedeze, dënohet shqiptari me mbi 11 vjet burg
Gjykata e Apelit në Kretë ka dënuar me 11.3 vite burg një 48-vjeçar shqiptar The post Përdhunoi një turiste suedeze, dënohet shqiptari me mbi 11 vjet burg appeared first on Albinfo.

Gjykata e Apelit në Kretë ka dënuar me 11.3 vite burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe hyrje të paligjshme në vend, përcjell albinfo.ch.
I pandehuri, shtetas shqiptar me banim në Chania, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk ka bindur gjykatën.
Ai do të vuajë dënimin në burgun e Grevenës, ku mbahej që nga arrestimi i tij në 2021.
Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar gjatë natës.
Por pasi dolën nga deti, pak pas orës 01:00, ata zbuluan se i kishin vjedhur nga çanta një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro.
Duke përdorur iPhone tjetër, të cilin vajza e kishte në vete, u aktivizua aplikacioni i gjurmimit dhe në një vend aty pranë çifti ka pikasur të pandehurin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër që mbante telefonin, ndërsa më pas iu gjet ora.
Siç u zbulua nga hetimi i policisë, 48-vjeçari kishte marrë pjesë edhe në përdhunimin në grup të një turisteje suedeze, pak ditë para se të vidhte telefonin. Ngjarja kishte ndodhur më 11 gusht të atij viti, pak para orës 01:00, sërish në plazhin e Platanias.
Në seancën, e cila zgjati përafërsisht 4 orë, u lexuan deklaratat e dëshmitarëve, ndërsa dy policë dëshmuan personalisht.
The post Përdhunoi një turiste suedeze, dënohet shqiptari me mbi 11 vjet burg appeared first on Albinfo.