Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec
Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e fabrikës është përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e plotë shkaqeve dhe rënies së zjarrit.
The post Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



