“I përgjigjem pozitivisht”, Kurti për vazhdimin e seancës konstituive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i seancës konstituive është ftuar për sot dhe vetëm kësaj ftesë i përgjigjet pozitivisht.
“Kryesuesi i seancës konstituuese, deputet më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, tha shkurtimisht Kurti.
Me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën konstituive të nisur më 6 gusht.
Seanca është thirrur për orën 11:00.
Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por edhe organizatat joqeveritare, kanë argumentuar se afati 30-ditor për përmbylljen e themelimit të Kuvendit të ri ka skaduar në mesnatë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



