Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – policia tregon çka gjeti në vendngjarje

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – policia tregon çka gjeti në vendngjarje

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, në Veternik të Prishtinës.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë dhe ka plagosur një person, ndërsa një tjetër dyshohet se ka përdorur thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Gjatë intervenimit, policia ka konfiskuar një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të tetë të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.