Përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Edhe sot, këtë të shtunë, protesta e studentëve dhe nxënësve të shkolla të mesme, mbështetur edhe nga qytetarë ka eskaluar.
Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave dhe bllokuar rrugën e Durrësit në Tiranë.
Ndërsa, Policia shqiptare është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës, dhe ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar ata.
Ndërkohë sot protesta ka edhe në qytete të tjera si në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



